01 Maj 2024

Brunei njohu pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 26 prill - Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Brunei Darussalam, Mohamed Bolkiah përmes një letre dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmuar njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga ky shtet.
 
Sot, ministri Hoxhaj po ashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ambasadorin e këtij shteti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, Latif Tuha, i cili ka përcjell përshëndetje të përzemërta të ministrit të Jashtëm dhe i ka konfirmuar ministrit Hoxhaj njohjen zyrtare nga Brunei Darussalam.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj është ftuar në një vizitë zyrtare në këtë shtet.

Brunei Darussalam, i njohur në botë si Brunei, është shtet sovran që shtrihet në Azinë Juglindore.

Popullsia e Bruneit në vitin 2011 ka qenë 401,890 banorë, ndërsa aktualisht konsiderohet si shtet i ri i industrializuar, që ka vendin e dytë për nga rritja e indeksit të zhvillimit human në mesin e shteteve të Azisë Juglindore dhe klasifikohet si shtet i zhvilluar.

Kryeqyteti  i Bruneit është Bandar Seri Begawan, kurse është shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që nga 21 shtatori 1984.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)