29 Prill 2024

Britania do të vazhdoj të jetë një partner i fuqishëm për Kosovën

Prishtinë, 22 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, prit sot në takim Stephen O’Brian, nënsekretar i shtetit në DFID për çështje evropiane.

Në takim u diskutua për aktualitetin politik në Kosovë, për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për çuarjen përpara të reformave në politikë, ekonomi dhe legjislacion dhe për tema tjera me interes.

Kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi lartë mbështetjen që ka dhënë DFID-i që nga periudha e pasluftës,  duke theksuar se kjo mbështetje ishte kruciale në mënyrë të veçantë për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.

Në takim, kryeministri Thaçi prezantoi vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e plotë të agjendës evropiane të integrimit.

Nga ana tjetër, O’Brian tha se ka mbetur i impresionuar nga përkushtimi që ka parë në Kosovë, si dhe i përpjekjeve që po bënë Qeveria e Republikës së Kosovës që të reformojë vendin dhe të hyjë në mesin e vendeve përparimtare të Evropës.

Ai siguroi kryeministrin Hashim Thaçi se Britania e Madhe do të vazhdoj të jetë një partner i fuqishëm për Kosovën edhe në të ardhmen, duke e ndihmuar që të jetë një shtet i përkushtuar për qytetarët e saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)