04 Maj 2024

Bozkir: Rritja e numrit të njohjeve të Kosovës prioritet i Turqisë

Prishtinë, 28 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot një delegacion të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Madh të Turqisë, të kryesuar nga kryetari i këtij Komisioni, Volkan Bozkir.

Ministri Hoxhaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërive të dy vendeve.

Hoxhaj ka njoftuar z. Bozkir për progresin e vazhdueshëm që po realizohet në Kosovë, reformat e fuqishme dhe perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu ka theksuar përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Turqisë, në të gjitha fushat, duke falënderuar politikën konsistente të Turqisë në përkrahje të Kosovës, tash e shumë vjet më parë.

Hoxhaj po ashtu ka njoftuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Turqisë me procesin e njohjes dhe forcimit të vazhdueshëm të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës.
Sa i përket njohjeve, ministri Hoxhaj ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes nga Ankaraja për përmbylljen sa më të shpejt të këtij procesi për shtetin e Kosovës.  

Hoxhaj dhe Bozkir janë dakorduar për vullnetin e plotë të institucioneve të dy shteteve për thellimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, por edhe në bashkëpunimin bilateral në lëmin e ekonomisë, tregtisë dhe kulturës.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Turqisë, Volkan Bozkir, theksoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, duke theksuar gatishmërinë institucioneve turke për të kontribuuar në forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës.

Bozkir po ashtu bëri të ditur se angazhimi për rritjen e numrit të njohjeve të shtetit të Kosovës, është prioritet i rëndësishëm për Turqinë, dhe se në qëndrimin ndaj Kosovës politika turke është e unifikuar.

Ai theksoi se Turqia po ashtu përkrahë fuqishëm proceset integruese të Kosovës në proceset euroatlantike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)