27 Prill 2024

Bllokimi i rrugëve krijon probleme për banorët shqiptarë

Mitrovicë, 5 shtator - Situata e sigurisë në Mitrovicë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e qetë, përkundër disa incidenteve që kanë ndodhur në veri.

Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit lokal për vlerësimin e situatës që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, tha se në përgjithësi situata ka qenë e qetë, ndërsa disa incidente që kanë ndodhur në veri nuk kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme. Ai tha se strukturat e sigurisë kanë kryer mirë punën e tyre.

Në  anën tjetër, ai përmendi konkretisht disa protesta të qytetarëve serbë në veri, të cilat bëhen me qëllim të tensionimit të situatës.

Në këtë kuadër ceku protestat e punëtorëve serbë të gjykatave, të cilët pa ndonjë shkak kanë protestuar dy ditë rresht kundër kthimit të gjykatësve shqiptarë atje, edhepse ende nuk ka ndonjë datë të caktuar për kthimin e tyre.

Këtë ai e vlerësoj si një skenar të strukturave paralele me qëllim të krijimit të një pasigurie për kthimin e tyre.

“Edhepse ende nuk ka ndonjë datë të caktuar për kthimin e punëtorëve shqiptarë në gjykatat në veri, punëtorët serbë organizojnë protesta kundër kthimit të tyre. Kjo është indikative”.

Drejtori Bala tha se problem në veri mbetet bllokimi i shpeshtë i rrugëve nga serbët. Tha se kjo është duke vështirësuar normalizimin e jetës atje.

“Është shndërruar në dukuri bllokimi i rrugëve pas çdo lëvizje në veri dhe kjo është duke krijuar probleme për qytetarët e rëndomtë”.

Në këtë kontekst përmendi banorët e fshatrave shqiptare të Leposaviqit, të cilët prej korrikut kanë mbetur të bllokuar.

Ai tha se ata kanë probleme të mëdha, meqë ka njerëz me sëmundje kronike, mandej nxënës që ndjekin mësimet ne Mitrovicë etj.

Ai ka përshëndetur operacionin e strukturave të sigurisë në veri për arrestimin e të dyshuarve për krime, konkretisht për vrasjen e policit Enver Zymberaj.

“Arrestimi i kriminelëve është mënyra e vetme për vendosjen e rendi dhe ligjit në atë pjesë të vendit”.

Ndërsa komandanti i stacionit jugor të policisë, Avni Zabeli, tha se në jug të qytetit gjendja ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur ndonjë problem serioz.

Zabeli theksoi se janë të fokusuar në ofrimin e sigurisë në zonat me popullatë të përzier si në veri ashtu edhe në jug të qytetit.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)