Bislim Zogaj deputet në vend të Remit

Prishtinë, 8 shkurt - Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka vendosur që në vend të Rrustem Mustafës - Remit, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës të jetë Bislim Zogaj.
Rrustem Mustafa Remi, për shkaqe procedurale-juridike është dashur ta dorëzojë mandatin e deputetit, raporton Koha.net.
KQZ për këtë rast ka vendosur sipas ligjit.
Në mbledhjen e KQZ-së, anëtari i LDK-së Florian Dushi ka thënë se pos rekomandimit për zëvendësim deputetësh duhet të sillen edhe informacionet të tjera për të qenë dokumentacioni i plotë.