29 Prill 2024

BIRN organizon konferencen rajonale për arkivat dhe parandalimin e konflikteve

Prishtinë, 12 maj - BIRN organizon konferencen rajonale "Arkivat dhe Parandalimi i Konflikteve: Mësime nga e kaluara, Vizione për të Ardhmen" e cila do të mbahet sot në Prishtinë.  

Konferenca do të mundësojë takime të përbaskëta ndërmjet përfaqësuesve të shtetit të Kosovës, ekspertë, studiues, arkivistë dhe punonjës muzeumesh nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Temë diskutimi do të jetë roli kritik të cilin ë luajnë arkivat në promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe pajtimit në parandalimin e konflikteve.

Nëpërmjet paneleve të ndryshme dhe tavolinave të bisedimeve, konferenca do ta eksplorojë fuqinë e arkivave në formësimin e kujtesës kolektive dhe në të kuptuarit e konflikteve të së kaluarës.

Panelistët/folësit do ta shqyrtojnë potencialin e institucioneve të dokumentacionit dhe muzeve në promovimin e parandalimit të konflikteve dhe përpjekjeve për ndërtim të paqes.

Të njëjtit, njëkohësisht, do ta diskutojnë rolin e teknologjisë dixhitale në dokumentimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës, veçanërisht në kontekstin e konflikteve bashkëkohore dhe luftës në ish-Jugosllavi.

Konferenca do të ofrojë mundësi për pjesëmarrësit që t’i ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre mbi ruajtjen dhe përdorimin e arkivave në epokën dixhitale.

Gjthashtu, kjo konferencë do të ofrojë një platformë për diskutim të qasjeve dhe mjete të reja që mund të jenë ndihmë në rritjen e rolit të arkivave në parandalimin e konflikteve.

Organizatorët me padurim presin një konferencë të frytshme dhe tërheqëse e cila do të kontribuojë në përpjekjet e vazhdueshme për parandalimin e konflikteve në rajon.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)