01 Maj 2024

Bild, thirrje për dialog në Kosovë në Twitter

Stokholm, 1 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Karl Bild, ka shprehur shqetësimin e tij për ngjarjet në veri të Kosovës dhe ka bërë thirrje për dialog.

“Jam i shqetësuar me lajmet nga veriu i Kosovës. Kemi nevojë për dialog dhe pajtim e jo për forcë dhe dhunë”, ka shkruar Bild në Twitter.

Gjatë aksionit për largimin e barrikadës në fshatin Rudarë të Zveçanit, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka hasur në rezistencën e banorëve lokalë.

Gjatë përleshjeve janë plagosur dy ushtarë të KFOR-it dhe të tre serbë lokalë./REL/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)