02 Maj 2024

Biden: SHBA-të janë të palëkundura në mbështetje Kosovës

Washington, 5 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joseph Biden.

Në takim, është rikonfirmuar mbështetja e fuqishme dhe e gjithanshme e SHBA-ve për Republikën e Kosovës.

Në këtë kuadër, zëvendëspresidenti Biden ka vlerësuar lartë lidershipin e kryeministrit Thaçi në procesin e shtetndërtimit dhe integrimit të Kosovës në institucionet euroatlantike.

Në takimin shumë miqësor, kryeministri Thaçi e njoftoi Zëvendëspresidentin Biden lidhur me zhvillimet aktuale në Republikën e Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi shprehu mirënjohjen e lartë për Zëvendëspresidentin Biden për rolin vendimtar që SHBA-të kanë pasur në relacion me të gjitha proceset historike, që ndërlidhen me Kosovën, duke përfshirë edhe marrëveshjet e fundit mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Thaçi kërkoi nga Zëvendëspresidenti Biden që SHBA-të të vazhdojnë të luajnë këtë rol vendimtar dhe të mbesin promotorë të proceseve integruese për Kosovën në strukturat euro-atlantike.

Zëvendëspresidenti Joseph Biden e përgëzoi Kryeministrin Thaçi për lidershipin e tij në marrjen e vendimeve të guximshme dhe të duhura në interes të Kosovës.

Biden e siguroi Kryeministrin Hashim Thaçi se SHBA-të do të vazhdojnë të mbesin thellësisht të angazhuara në Kosovë dhe do kërkojnë implementimin e marrëveshjeve të arritura.

Zëvendëspresidenti amerikan Biden i dha mbështetje të plotë Kryeministrit Thaçi që të vazhdojë të mbajë udhëheqjen e Kosovës në kursin e duhur, ashtu siç ka bëre deri tani, dhe e siguroi që përkrahja e SHBA-ve do të jetë e vazhdueshme dhe e gjithanshme.

Biden gjithashtu theksoi përsëri se SHBA-të janë të palëkundura në mbështetje të plotë të tërësisë territoriale dhe sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në SHBA, nesër do të takojë Sekretarin e Tregtisë të SHBA-ve, John Bryson, ndërsa të hënën me ftesën e Ambasadorit Christopher Hill do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Denverit.

Kryeministri Thaçi pritet të ketë takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z. Ban Ki Mon, në Nju Jork, me ambasadorë të Kombeve të Bashkuara, si dhe kongresistë nga shteti i Nju Jorkut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)