13 Maj 2024

Besim Ilazi fiton zgjedhjet në Kaçanik

Kaçanik, 17 qershor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preleminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Kaçanikut sipas të cilave, konfirmohet fitorja e kandidatit të PDK-së, Besim Ilazi me 52.92 për qind, i pasuar nga kandidati i AAK-së, Tahir Çaka me 20.30 për qind, i treti është Shukri Luta i “Vetëvendosjes” me 16.38 për qind, i katërti kandidati i LDK-së, Sahit Bela me 5.51 për qind dhe i fundit është Kjani Berisha i AKR-së me 4.88 për qind. 
 
“Fitues është kandidati i PDK-së, Besim Ilazi dhe në komunën e Kaçanikut nuk do të ketë balotazh”, ka theksuar ajo.

Kryetarja KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se procesi i votimit ka kaluar qetë dhe pa probleme. Kurse, shqetësuese mbetet dalja e ulët e qytetarëve në votime. Ajo ka theksuar se procesit të votimit i janë përgjigjur rreth 36 për qind e votuesve.

“Nëse i krahasojmë me zgjedhjet paraprake, në vitin 2009 dalja ka qenë 50.45 për qind, në vitin 2010 ka qenë 49.8 për qind, ndërsa në këto zgjedhje kemi 35.73 për qind, edhe pse ende nuk janë rezultate zyrtare, përqindja është aty diku. Dalja e votuesve ka rënë, por krahasuar me Ferizajn, kjo dalje është pak më e lartë”, ka thënë Daka.

Ajo ka sqaruar se këto janë rezultatet preliminare dhe janë duke u pritur edhe rezultatet përfundimtare zyrtare të Komisionit Komunal Zgjedhor.

Daka, duke iu referuar të dhënave të KKZ të Kaçanikut, tha se kanë votuar gjithsej 11.253 votues, ose 35.75 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

“Edhe sipas të dhënave pilot-projekti K-vote të KQZ-së, kanë votuar 11.246 votues ose, 35.73 për qind e qytetarëve me të drejtë vote”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu njoftoi se sipas raporteve ditore të pranuara në KQZ, nuk janë evidentuar incidente që do ta dëmtonin procesin zgjedhor, apo imazhin e KQZ-së.

Në zgjedhjet e vitit 2010, në Kaçanik kishin dalur për të votuar 15.116 votues, ose 49.87 për qind e votuesëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)