Beqiri: LDK-ja se ka për hajgare

Prishtinë, 31 gusht- Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri ka paralajmëruar se LDK nuk do të kthehet në Komisioni për Reformën e Zgjedhore, pa u respektuar në tërësi marrëveshja për Presidentin.
Ai në një intervistë për Epoka e Re ka thënë se LDK këtë çështje nuk e ka për hajgare.
Largimi i LDK-së nga Komisioni për Reformën e Zgjedhore tregon se jemi të vendosur të respektohet në tërësi marrëveshja PDK-LDK-AKR. Në çastin që respektohet kjo marrëveshje LDK-ja do të kthehet në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Në të kundërtën sdo të kthehet, ka thënë Beqiri.