30 Prill 2024

Beqiri: Dell, garant i marrëveshjes PDK-LDK-AKR

Prishtinë, 27 prill - Për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) është e papranueshme që zgjedhjet presidenciale të mbahen në vitin 2013, sepse në këtë rast shkelet marrëveshja PDK-LDK-AKR, si dhe Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

“Nuk është Qeveria ajo që i cakton zgjedhjet. Ata që bëjnë këto deklarata nuk i bëjnë nder as vendit, as institucioneve. I nxjerrin joserioz vetë ata, duke filluar prej Thaçit”, ka thënë Beqiri.

Ai ka thënë se nuk duhet harruar se prapa marrëveshjes qëndron si garant ambasadori amerikan, Christopher Dell.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)