18 Maj 2024

Beqa e Kusari presion ndaj OEK për të shuar zërin kritik

Prishtinë, 11 korrik - Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) vlerëson se letrat që dy ministrat që janë përgjegjës për zhvillimin ekonomik, Beqaj dhe znj.Kusari-Lila, i kanë dërguar në adresë të Këshillit Drejtues të OEK-ut përbëjnë presion ndaj komunitetit të biznesit nga ana e qeverisë.

Përmes këtyre letrave, këta dy ministra ankohen se OEK-u, përmes kryetarit Gërxhaliu, po i kritikon politikat e tyre ekonomike. Ku ka më shumë mjerim për një qeveri dhe ministra përgjegjës për zhvillim ekonomik që nuk mund të mbrohen nga kritikat e komunitetit të biznesit të bëra nëpër tryeza dhe debate?

Në vend që këta dy ministra të argumentojnë për racionalitetin e vendimeve të tyre politike, ata kanë zgjedhur presionin institucional ndaj OEK-ut duke kushtëzuar mbështetjen e tyre për projektet e OEK-ut, e cila mbështetje është tepër simbolike.

LDK e mbështet OEK-un në kritikat e saj se politikat e ndjekura nga Qeveria Thaçi për privatizimin e distribucionit dhe furnizimit janë të dëmshme për vendin dhe për zhvillimin e sektorit energjetik.

LDK vlerëson dhe e mbështet Odën Ekonomike të Kosovës se vendimi i Qeverisë Thaçi për vendosjen e çmimeve referente për çimento po i dëmton bizneset dhe qytetarët e vendit, sepse taksën prej 35% në fund po e paguajnë qytetarët.

LDK vlerëson se Qeverisë Thaçi dhe dy ministrave përgjegjës për zhvillimin ekonomik ju mungon vizioni dhe kompetenca për të quar përpara agjendën zhvillimore të vendit. Kjo agjendë nuk qohet përpara me plane të tipit banjsko dhe duke mbytur zërin kritik që vjen nga komuniteti i biznesit.

Beqaj dhe znj.Kusari-Lila i kanë shërbyer mirë qeverisë Thaçi gjatë kohës sa ishin në krye të organizatave biznesore. Si rezultat i servilitetit të tyre ndaj pushtetit, ata janë shpërblyer me poste.

Tash kur Oda Ekonomike po konsolidohet si institucion që mbron interesat e biznesit dhe po angazhohet për të quar përpara agjendën zhvillimore të vendit, këta dy ministra kanë filluar presionin. Ky presion bazohet në mentalitetin e punës tyre të tipit të servilizmit sa ishin përfaqësues të komunitetit të biznesit.

LDK vlerëson se bashkëpunimi qeveri-biznes duhet të thellohet bazuar në kritika konstruktive të dyanshme.  LDK respekton lartë angazhimin e Odës Ekonomike të Kosovës në mbrojtje të interesit të biznesit dhe vlerëson se kjo formë e presionit është e papranueshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)