06 Maj 2024

Bashkimi Evropian duhet ta mbështesë më shumë Kosovën

Prishtinë, 15 maj - Presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Lisen Bashkurti, ka thënë se kërkesa e kryeministrit Thaçi dhe liderëve të tjerë të partive politike në Kosovë drejtuar BE-së për përshpejtimin e hapave integrues drejt Republikës së Kosovës është e drejtë.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Bashkurti ka deklaruar se kjo deklaratë do të ishte më e plotë nëse do ta parashtronte me të njëjtën forcë dhe angazhim edhe vullnetin më të madh e më efikas të institucioneve të Kosovës për evropianizim. “Unë pajtohem me shqetësimin që Kosovës i nevojitet t\'i jepet udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

Nuk është e drejtë dhe as dinjitoze për BE-në të lërë Kosovën në një fare mënyre, ‘krijesën e vet më të re’, jashtë lëvizjes së lirë të njerëzve”, ka thënë Bashkurti.
Bashkurti ka thënë se nuk beson se brenda BE-së mungon sinqeriteti për Kosovën. “Brenda BE-së ka shtete që nuk ia duan të mirën Kosovës. Ky është problemi që BE-ja edhe për disa kohë, ndoshta edhe për shumë kohë, nuk e kapërcen dot.

Populli e politika e Kosovës nuk kanë asnjë shkak që të mendojnë se në BE, me përjashtim të pak shteteve, mungon vullneti i mirë për mbështetje. Jo. Shumica dërrmuese e vendeve të BE-së janë jashtëzakonisht mike dhe mbështetëse të mira të Kosovës. Për këtë nuk ka dyshim”, ka thënë Bashkurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)