17 Maj 2024

Barazia gjinore në Kosovë vazhdon të jetë sfiduese

Prishtinë, 17 shtator - Ministria e Integrimit Evropian organizoi takim me grupin punues sektorial  të qeverisjes në fushën e Barazisë Gjinore.

Të pranishëm ishin, përveq anëtarëve të grupit punues, edhe Ambasadorja Amerikanë Kosovë znj. Tracey Jacobson, udhëheqësi i sektorit politik, ekonomik dhe atij për integrim Evropian në zyrën e BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi si dhe Teuta Sahatçija Kryetare e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë takimit, kryesuesja e takimit, Ministrja Çitaku nenvizoi se çështja e barazisë gjinore në Kosovë vazhdon të jetë sfiduese, duke pasur parasysh se në shoqërinë tonë dhuna në familje – kryesisht ndaj grave dhe vajzave- mbetet problem shoqëror në nivel mjaft alarmant.

\"Për më shumë, pavarësia ekonomike e grave, përfshirja e tyre në trashegiminë familjare, përfshirja e grave në politikë dhe vendimmarrje mbeten cështje të cilat kërkojnë dedikim të vazhdueshëm nga të gjithë akterët relevant.”

Fokusi i këtij takimi ishte prezantimi i aktiviteteve të donatorëve të implementuara në fushën e barazisë gjinore.

Gjithashtu, u diskutuat edhe për prioritetet dhe planet afatmesme të Qeverisë së Kosovës; reflektimit të asistencës së jashtme në këto prioritete dhe plane me qëllim të harmonizimit të ndihmës së jashtme në fushën e barazisë gjinore, me prioritetet e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë takimit, pjesemarresit u dakorduan per pergatitjen e nje pasqyre te asistences se huaj te donatoreve ne Kosove brenda sektorit te barazise gjinore. Ky dokumnet pastaj do te jete dokument diskutues per takimin e dyte ne fushen e barazise gjinore.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)