05 Maj 2024

Avokati Ibrahim Dobruna zgjidhet kryetar i OAK

Prishtinë, 29 tetor - Është përmbyllur sot mbledhja e Rregullt e Kuvendit Zgjedhor e Odës së Avokatëve të Kosovës, i cili ishte thirrur për ta zgjedhur kryetarin e ri të OAK.

Në procesin e votimit në të cilin kanë votuar rreth 280 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend nga 625 avokatë sa i ka gjithsej OAK, më së shumti vota ka marrë avokati, Ibrahim Dobruna, i cili për konkurrentë ka pasur avokatët e tjerë, Safet Voca, Hasan Rexha dhe Betim Shala.

“Në kuadër të programit tim unë e kamë paraqitur se vizioni im  për OAK është që ta ndjekim misionin e saj, për krijimin e mundësive të funksionimit të shtetit ligjorë si dhe ofrimit të të gjitha mundësive për  qytetarët e Kosovës që të kenë qasje në drejtësi” ka kryetari i zgjedhur z. Dobruna.

Sipas tij, pikë shumë e rëndësishme në programin e tij do jetë edhe ngritja e imazhit të dëmtuar të avokatisë në Kosovë  në mënyrë që Avokatët ta kenë vendin e tyre të merituar në sistemin e drejtësisë.

Dobruna është zotuar se do të vazhdon me reforma të cilat ishin filluar nga paraardhësi i tij, Musa Dragusha, duke thënë se “Unë përfaqësoj filozofinë e njohjes së  rezultateve, rezultatet e arritura gjatë mandatit të Dragusha, janë të prekshme dhe ajo është një bazë e mirë nga e cila unë do të vazhdoj reformat më tutje”

Në kuadër të reformave ai është shprehur se do të vazhdoj me përsosjen e sistemit disiplinorë, përderisa angazhohet edhe për krijimin e rregullave të cilat nuk do lejonin arrestimin arbitrar të avokatëve.
 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)