23 Prill 2024

Avokati i Popullit ia dorëzon raportin e vitit 2022 Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 31 mars - Avokati i Popullit, në bazë të nenit 135, paragrafi 1, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 29, paragrafët 1 dhe 2, të Ligjit nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, ia ka dorëzuar sot Raportin për vitin 2022 Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Raporti paraqet gjendjen e të drejtave të njeriut në vend dhe punën e Institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe ofron një analizë dhe vlerësim të situatës në lidhje me forma të caktuara të shkeljes së të drejtave të individëve apo të grupeve të caktuara shoqërore.

Raporti paraqet rastet e shkeljeve sistematike dhe individuale të lirive dhe të të drejtave të njeriut dhe aktivitete të institucionit kundrejt promovimit dhe edukimit për të drejtat e njeriut në shumë nivele.

Raporti përmban rekomandime për autoritetet përgjegjëse për çështjet që janë trajtuar nga Avokati i Popullit, por edhe opinione dhe propozime për ndërmarrjen e masave për të kontribuar dhe vetëdijesuar në ngritjen e respektimit të të drejtave të njeriut.

Gjatë vitit 2022, numri më i madh i ankesave të qytetarëve kishin të bënin me organet e drejtësisë, që është në nivel të ngjashëm si në vitet e mëparshme. Pastaj ankesat për shkeljen e së drejtës për kujdes shëndetësor, për të drejtat e punës, për mbrojtje sociale, për të drejtën e pronës, dyshimet se janë të diskriminuar, etj.

Gjatë këtij viti raportues, IAP ka pranuar gjithsejtë 1,602 ankesa, prej të cilave 910 janë cilësuar si të papranueshme, ndërsa 676 ankesa janë vendosur si të pranueshme për hetim, dhe 16 raste tjera janë në shqyrtim. Prej ankesave të pranueshme për hetim, 23 për qind prej tyre janë ankuar për shkelje të të drejtës për të pasur një gjykim të drejtë e të paanshëm. 21 për qind kanë të bëjnë me të drejtën për mjete juridike, ndërsa 12 për qind e ankesave kishin të bënin me të drejtën e punës, e kështu me radhë.

Në anën tjetër, Avokati i Popullit ka nisur 42 raste sipas detyrës zyrtare, e nga ky numër 16 janë nga raportimet në media.

Avokati i Popullit mirëpret shqyrtimin e Raportit vjetor nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë plenare në të ardhmen, sikurse është e paraparë në nenin 29, paragrafi 3, të Ligjit nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)