15 Maj 2024

Avni Spahiu, Ambasador i Kosovës në Turqi

Prishtinë, 27 gusht - Pas misionit në krye të Ambasadës së Kosovës në Washington, Ambasadori Avni Spahiu tashmë do të shërbejë si Ambasador i Republikës së Kosovës në Ankara.
 
Vendimi për emërimin e Ambasadorit Spahiu në krye të misionit diplomatik të Kosovës në Turqi, është pranuar dhe përshëndetur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Në një letër dërguar Ambasadës së Kosovës në Ankara, MPJ e Turqisë, përveç që shpreh pajtimin me këtë vendim të institucioneve të Kosovës, i uron Ambasadorit Spahiu suksese në detyrën e re.
 
Emërimi i ambasadorëve të rinj dhe caktimi i ambasadorëve të deritashëm në misione në vende të ndryshme, janë lëvizje normale të ambasadorëve, në përputhje të plotë me aktet normative të Republikës së Kosovës dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare diplomatike.

Këto lëvizje janë hapa të rëndësishëm në kuadër të aktiviteteve standarde të politikës së jashtme të Kosovës, me qëllim të dinamizimit të diplomacisë kosovare dhe fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)