28 Prill 2024

Avancimi drejt integrimit evropian në të mirë të Kosovës

Prishtinë, 20 Janar – Ministrja Çitaku priti në takim anëtarët e Parlamentit Suedez të kryesuar nga; z. Jarl Hjalmarson, znj. Alba Kokalari, Keshilltare e Ministrit te Jashtem Bildt dhe z. Jens Ahl zv. Drejtor i Fondacionit Jarl Hjalmarson Fondation, dhe znj. Walburga Habsurg Douglas, Anetare e Komitetit për Politike te Jashtme dhe e Grupit për Kosovën të Parlamentit të Suedisë. Temë e takimit ishte Agjenda Europiane, të arriturat e Kosovës rreth procesit të liberalizimit të vizave dhe marrja e udhërrëfyesit.

Ministrja Çitaku falënderoi delegacionin suedez për interesimin e shfaqur për të ardhmen e Kosovës, dhe rrugën e sajë drejt integrimit sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Ministrja Çitaku falënderoj delegacionin e Suedisë për përkushtimin e tyre për të ndihmuar. Duke e pas parasysh që, si në të kaluarën, ashtu edhe tani kjo mbështetje ka qenë madhore për zhvillimin e vendit tonë.

Ndihma e miqve të Kosovës është një inspirim që ne të punojmë sa më shumë që t’i arrijmë standardet sa më shpejtë në mënyrë që në një periudhë sa më të afërt vendi ynë të jetë pjesë e Bashkimi Europian. Me këtë rast ministrja Çitaku e informoi delegacionin Suedez për zhvillimet e fundit në fushën e integrimit evropian si prioritetet kryesor i Qeverisë së Kosovës.

Z. Hjalmarson konfirmoi mbështetjen për Kosovën rreth procesit të Integrimit Europian, dhe tha se do të vazhdoj të jetë një zë theksuar në parlamentin suedez për afrimin e Kosovës sa më parë në familjen evropiane. Gjithashtu, delegacioni qëndroi i mahnitur me të arriturat e Kosovës drejt integrimit Europian, dhe shpresojnë që Kosova do të vazhdoj me këtë ritëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)