03 Maj 2024

Austria e gatshme për thellim bashkëpunimi me Kosovën

Pristhinë, 18 maj - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim zëvendëskryetarin e Parlamentit të Austrisë, Fric Nojgebauer.

Me këtë rast, Jahjaga ka thënë se kontributi i Austrisë në Kosovë në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe të diplomacisë, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë e përgjithshme të rajonit.

Presidentja Jahjaga theksoi se Austria i ka dhënë mbështetje Kosovës dhe në veçanti në konsolidimin e shtetësisë së saj. Ajo tha se kontributi i Austrisë në Kosovë në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe të diplomacisë është shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë e përgjithshme të rajonit.

Presidentja Jahjaga theksoi se shkëmbimi i përvojave ndërmjet dy vendeve dhe Parlamenteve, si dhe ndihma e Austrisë për Kosovën në procesin e integrimeve dhe në veçanti të liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit, ka një rëndësi të madhe.

Ajo tha se Kosova ka arritur një përparim të madh në fusha të ndryshme dhe është shndërruar në faktor stabiliteti dhe të fqinjësisë së mirë në rajon dhe synon zbatimin e reformave të thella, që do t’i mundësojnë Kosovës integrimin në Bashkimin Evropian.

Presidentja Jahjaga vlerësoi se përfundimi i fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës është e arritur e përbashkët e qytetarëve dhe institucioneve dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Ajo theksoi se Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur, me integritet territorial dhe subjektivitet të njohur ndërkombëtar dhe nënvizoi se zgjidhja për tri komunat në veri të vendit është zbatimi i plotë i Pakos së Ahtisaarit, që garanton dhe ofron një gamë të gjerë të të drejtave për komunitetin serb.

Presidentja Jahjaga theksoi se me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjet në fuqi garantohet dhe sigurohet mbrojtja dhe ruajtja e monumenteve kulturore dhe fetare të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Zëvendëskryetari i Parlamentit të Austrisë, zotëri Fritz Neugebauer, tha se Kosova ka shënuar përparime të dukshme dhe ajo është bërë shembull për rajonin. Ai vlerësoi se reformat e filluara në shumë fusha tregojnë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për përmbushjen e obligimeve për integrim në familjen evropiane.

Zotëri Fritz Neugebauer shprehu gatishmërinë e Austrisë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e arsimit, ekonomisë dhe turizmit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)