15 Maj 2024

Australia mirëpret hapjen e Ambasadës së Kosovës në Australi

Prishtinë, 3 gusht - Qeveria e Australisë ka mirëpritur vendimin e Republikës së Kosovës për hapjen e Ambasadës së Kosovës në këtë shtet.

Përmes një njoftimi zyrtar, Qeveria australiane njofton se e ka mirëpritur dekretin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, për hapjen e Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin australian, Kanberra.

Në këtë mënyrë, Qeveria australiane është pajtuar për hapjen e misionit diplomatik të Kosovës në këtë shtet, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, në koordinim të plotë me institucionet e tjera shtetëror që merren me politikën e jashtme, do të ndërmarrin të gjitha hapat për fillimin e proceduarve për hapjen e kësaj Ambasade në shtetin mik, Australi.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Kanberra, ka qenë temë e bisedës që Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Australisë, Bob Carr, në një takim të zhvilluar gjatë pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare “Miqtë e Popullit të Sirisë” në Paris, më 6 Korrik 2012.

Në takim po ashtu është biseduar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit e të shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tanë.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Australi është hap në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të shtuar prezencën në sa më shumë vende të botës, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe dinamizimit të diplomacisë kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)