28 Prill 2024

Arnimet s’bëjnë punë

Prishtinë, 30 nëntor - Pa ndryshimin rrënjësor të krejt pakos ligjore nuk do të ketë reformë zgjedhore, ka thënë në këtë intervistë për “Epokën e re” anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e PDK-së, Betim Gjoshi, i cili njëherësh është edhe përfaqësuesi i PDK-së në Grupin Punues të Zgjedhjeve (GPZ).

“Mendoj se pa ndryshim rrënjësor të krejt pakos ligjore që ka të bëjë me zgjedhjet, reforma zgjedhore nuk do ta ketë efektin e vet. Arnimet besoj se nuk do të bëjnë punë, mirëpo shpresoj që gjatë punës së mëtutjeshme do të bindemi se duhet kërkuar nga Kuvendi i Kosovës mandat shtesë për ta shikuar gjithë pakon e ligjeve që afektojnë në procesin zgjedhor”, ka thënë Gjoshi.

Ai ka treguar se shtetit të Kosovës i duhet një sistem zgjedhor më i lehtë, i implementueshëm dhe demokratik. Po ashtu, Gjoshi ka thënë se Kosova do të duhet të ndahet në disa zona zgjedhore; përbërja e KQZ-së nuk duhet ndryshuar, votat me kusht duhet të hiqen, dhe duhet siguruar që të gjithë qytetarët ta kenë të drejtën e votës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)