29 Prill 2024

Arabia Saudite do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Prishtinë, 17 tetor - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Ibrahim Gashi, priti Zëvendësministrin e Çështjeve Islamike të Arabisë Saudite, Abdul Aziz Al Amar.

Zv. Ministri Gashi falënderoi Zv. Ministrin Saudit për kontributin e shtetit të tij për Kosovën, duke filluar që nga njohja e pavarësisë, mbështetja e dhënë për Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe për miratimin e rezolutës për Kosovën në Organizatën e Kooperimit Islamik (OKI), më 26 qershor 2011, e cila i bënë thirrje të gjitha vendeve myslimane që të njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Zv. Ministri Gashi e njoftoi Abdul Aziz Al Amar për progresin që po shënohet në Kosovë në të gjitha fushat, dhe veçanërisht për objektivat e politikës së jashtme me qëllim të përmbylljes sa më të shpejtë të procesit të njohjes së Kosovës nga të gjitha vendet e OKB-së.

Gjatë bisedës, Gashi ka folur edhe për bashkëjetesën tradicionale fetare në Kosovë. Ai ka thënë se Republika e Kosovës garanton të drejtat dhe liritë fetare të të gjitha komuniteteve religjioze. 

“Republika e Kosovës është e interesuar që të gjitha aktivitetet fetare që zhvillohen në vend të jenë në mision të kultivimit të paqes, tolerancës dhe të bashkëjetesës së të gjithë qytetarëve të Kosovës, por edhe në raport me vendet fqinje”, tha Gashi.

Në anën tjetër, Zëvendësministri i Çështjeve Islamike të Arabisë Saudite, Abdul Aziz Al Amar, ka përgëzuar Zv. Ministrin Gashi për progresin që po shënohet në Kosovë duke rikonfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të tij për Kosovën, veçanërisht në drejtim të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)