01 Maj 2024

Aprovohet Korniza Afatmesme e Shpenzimeve për vitin 2013-2015

Prishtinë, 25 prill - Nën drejtimin e Kryeministrit Hashim Thaçi, Qeveria e Republikë së Kosovës, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar dy projektligje, një rregullore dhe tri raporte të punës së dikastereve qeveritare.

Në mbledhjen e sotme Kabineti qeveritar ka aprovuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Grevat dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Procedurat Kontestimore.

Rregullorja për standardet e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën shtetërore, që është miratuar sot nga Qeveria e Kosovës, do të standardizojë dhe unifikojë formën organizative të administratës shtetërore në Kosovë.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar dhe aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitin 2013-2015, si dhe raportet e Ministrisë së Financave për shpenzimin e Buxhetit në tremujorin e parë të këtij viti, Raportin Vjetor për Funksionimin e Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik për vitin 2011 dhe Raportin Vjetor për Menaxhimin Financiar dhe të Kontrollit për vitin 2011.

Qeveria ka emëruar z.Bedri Dragusha, kryeshef ekzekutiv të Agjencisë për Efiçencë të Energjisë dhe z.Nuredin Bislimi, kryeinspektor të Inspektoratit të Minierave.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar një vendim për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 970,00.00 euro për rindërtimin e shtëpive dhe  investime kapitale. Mjetet do te ndahen për komunën e Mitrovicës 500,000.00 euro dhe komunën e Gjilanit 470,000.00 për investime kapitale.

Kabineti qeveritar ka aprovuar edhe vendimin për themelimin e Komisionit Disiplinor për Sekretarin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Është aprovuar edhe ndryshimi i vendimit përfundimtar Nr.09/29 të datës 03.08.2011, miratuar nga Qeveria. Vendimi ka të bëj me shpronësimet në zonën e ndërtimit të Rrugës N2, Prishtinë-Mitrovicë, segmenti Prishtinë Milloshevë, zona kadastrale Mazgit.

Qeveria ka aprovuar vendimin për fillimin e implementimit të projektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, për ndërtimin e shtëpive të banimit për pjesëtarë të komunitetit ashkali në fshatin Dubravë të komunës së Ferizajt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)