17 Maj 2024

Analistët: Thaçi mund të shkaktojë krizë institucionale

Prishtinë, 27 shtator - Përplasjet e fundit brenda partisë më të madhe në vend PDK, mund të shkaktojnë krizë institucionale në Kosovë, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kjo krizë, sipas analistëve, mund të krijohet nga vetë kryeministri Hashim Thaçi, i cili aktualisht gjendet ndërmjet dy zjarreve, para zgjedhjeve të brendshme partiake dhe para reformës zgjedhore dhe kushtetuese.

Duke mos arritur të menaxhojë këto dy çështje, Thaçi do të aplikojë planin “B”, dorëheqjen ose edhe insistimin për mocion mosbesimi në Kuvend, shkruan “Zëri”.

Sipas analistëve, nëse dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe AAK i bashkohen LDK-së dhe nuk i votojnë ndryshimet kushtetuese, atëherë kryeministri Thaçi do ta shfrytëzojë këtë votim si mocion dhe do ta çojë vendin në zgjedhje të reja, sipas modelit të vjetër.

Por, mundësi të tjera, sipas tyre, është se nëse Thaçi e sheh se po i rrezikohet vendi në parti, për t`iu ikur përplasjeve të brendshme, do të inskenojë, si herën e kaluar një mocion votëbesimi në Kuvend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)