18 Maj 2024

Amerikanët ndikuan për takimin Thaçi -Tadiq

Zagreb, 8 korrik - Shtrëngimi i duarëve midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidentit serb, Boris Tadiq ka qenë si rezultat i presionit të fuqishëm të amerikanëve, shkruajnë mediat kroate, të cilët kanë ndjekur nga afër takimi në Dubrovnik të Thaçit dhe Tadiqit, në kuadër të Samitit “Kroacia 2012”.


Gazeta kroate, ”Veçernji list” shkruan se dy liderët u takuan shkurt nën buzëqeshjet e tharbëta në fund të Samitit.

”Ish-presidenti serb vazhdimisht kishte shmangur takimet me kryeministrin e Kosovës në ngjarje të tilla diplomatike, por me ndikimin e diplomacisë amerikan të shtunën ndodhi takimi në Dubrovnik”, shkruan kjo gazetë.

Sipas ”Veçernji List”, kryeministri i Kosovës edhe përkundër këshillave të amerikanëve, kishte shmangur idenë që të takohet me ish-presidentin serb Tadiq jashtë ambienteve të Samitit.

Zëvendës-kancelari i Austrisë dhe ministër i Jashtëm, Michael Spindelegger, ka deklaruar për mediat kroate se nga ana serbe është pak vonë për takim simbolik të ish presidentit Tadiq dhe kryeministrit të Kosovës Thaçi. Ai ka theksuar se presidenti, Tomisllav Nikoliq duhet të gjej gjestin me të cilin do të tregojë se është i
vetëdijshëm për të kaluarën.

”Nga pala serbe pak është vonë për takimin simbolik Tadiq-Thaçi, por është mirë kur sillen politikanët në tryezën e përbashkët për t’u marrë vesh mbi të ardhmen e vendeve të tyre”, citohet të ketë thënë Michael Spindelegger për gazetën “Veçernji list” duke shfaqur pritjet se do të normalizohen raportet ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Kurse, Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq edhe sot ka deklaruar se shtrëngimi i duarve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin në Dubrovnik të Kroacisë nuk ka kurrfarë rëndësie historike. Sipas tij, kjo ka qenë shtrëngim i mirësjelljes i duarve me përfaqësuesin e shqiptarëve nga Kosova.

Tadiq për mediat serbe ka thënë se ai çast megjithatë ka “një dimension simbolik”. “Nuk duhet as nënçmuar, ai nuk është i një jehone aq të madhe . Shumë më e rëndësishme është përfundimisht të kryhen negociatat dhe të gjendet zgjidhja për Kosovën”, ka thënë Tadiq.

Sipas tij, në Samitin e Dubrovnikut e ka ftuar kryeministri kroat, Zoran Milanoviq, dhe, sikurse ka cekur, është me rëndësi që edhe Serbia të marrë pjesë në forumet ndërkombëtare ku merren vendime.

”Nëse dikush mendon se nuk duhet marrë pjesë atje ku merren vendime, atëherë ai ka probleme me logjikën. Halli ynë për Kosovën e ka limituar pjesëmarrjen në forumet ndërkombëtare”, ka deklaruar Tadiq.

Ai ka vënë në pahë se nuk do të kundërshtonte sikur edhe ndonjë drejtues tjetër i opozitës serbe të merrte pjesë në forumet e tilla, derisa ai ka qenë president.

”Në Serbi të gjithë e dinë se Kosova është problem i madh dhe po rritet derisa nuk zgjidhet. Qysh Zoran Gjingjiq pat thënë se ai problem duhet të atakohet menjëherë”, ka sqaruar Tadiq.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, kanë shtrënguar duart gjatë një takimi që kanë mbajtur në Dubrovnik.

Thaçi dhe Tadiç u takuan pas Samitit të mbajtur në Kroaci, ku kanë marrë pjesë kryeministra dhe përfaqësues nga 15 vende të Evropës dhe Afrikës Veriore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)