29 Prill 2024

Amerika vazhdon gjendjen e emergjencës kombëtare ndaj rajonit të Ballkanit perëndimor.

Uashington, 25 qershor -Presidenti i Shteteve Të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Barak Obama ka zgjatur për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare ndaj rajonit të Ballkanit perëndimor.

Urdhëri ekzekutiv ndalon tranferimin e fondeve në llogari të personave që mbështesin dhunë apo akte të tjera ekstremiste në Maqedoni dhe në pjesën tjetër të Ballkanit perëndimor, si dhe në llogari të personave që pengojnë paqen në Kosovë dhe Bosnje.

Afro 200 vetë identifikohen si objekt i këtij urdhëri.


Urdhëri ekzekutiv u nxor për herë të parë në vitin 2001, pas përfundimit të konflitit në Maqedoni.Pas zgjatjes së urdhërit Presidenti tha se përpjekjet për paqe dhe stabilitet ndërkombëtar në Ballkanin perëndimor vazhdojnë të jenë të kërcënuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)