04 Maj 2024

Ambasadori Peci ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Finlandës

Helsinki, 24 maj - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, në një audiencë solemne në pallatin presidencial në Helsinki i dorëzoi sot Letrat Kredenciale Shkëlqesisë së Tij Sauli Niinisto, President i Republikës së Finlandës.

Ambasadori Peci i përcolli Presidentit Niinisto përshëndetjet e Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga dhe dëshirën e saj për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera në mes të dy vendeve.

Ambasadori Peci e falenderoi Presidentin Niinins për përkrahjen e gjithanshme që Finlanda i ka dhënë Kosovës, dhe theksoi se marrëdhëniet në mes të  dy vendeve janë prioritet i lartë i politikës së jashtme të Kosovës.

 Në vazhdim, ai e informoi Presidentin Niinisto për progresin e gjithëmbarshëm të arritur në Kosovë dhe sfidat në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë.

Presidenti Niniisto i përcolli përshëndetjet e tij për Presidenten Jahjaga dhe theksoi se Kosova ka vend të veçantë në zemrat e finlandezëve.

Ai i cilësoi marrëdhëniet në mes dy vendeve si të karakterit të veçantë, dhe e siguroi Ambasadorin Peci se Finlanda do të vazhdojë të përkrahë fuqimisht Kosovën.

Ambasadori Peci, në fund të audiencës, u falenderua për përkrahjen e Presidentit Niinisto dhe shprehu përkushtimin e tij në përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera në mes dy vendeve me një miqësi tanimë të rrënjosur.

Me aktin e dorëzimit të letrave kredenciale Presidentit Niinisto,  Ambasada e Republikës së Kosovës në Stockholm e mbulon Republikën e Finlandës si mision diplomatik jorezident i akredituar në Helsinki.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)