09 Maj 2024

Ambasadori Peci ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentes së Lituanisë

Vilnius, 2 maj - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, në një audiencë solemne në pallatin presidencial në Vilnius, ia dorëzoi letrat kredenciale shkëlqesisë së saj, Dalia Grybauskaite, Presidente e Republikës së Lituanisë.

Ambasadori Peci i përcolli Presidentes Grybauskaite përshëndetjet e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe e njoftoi atë për progresin e arritur në Republikën e Kosovës.

Edhe Presidentja Grybauskaite i përcolli përshëndetjet e saj për Presidenten Jahjaga, dhe inkurajoi vazhdimin me ritëm të shpejtuar të reformave dhe shprehu mbështetjen e saj për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Peci në fund të audiencës solemne me shkëlqesinë e saj, Dalia Grybauskaite, Presidente e Republikës së Lituanisë theksoi se marrëdhëniet bilaterale të Republikës së Kosovës me Republikës e Lituanisë janë shumë të rëndësishme, dhe siguroi se do të bëjë çfarë është e mundur brenda kompetencave të tij që këto marrëdhënie të intensifikohen në të ardhmen.

Me aktin e dorëzimit të letrave kredenciale Presidentes Grybauskaite,  Ambasada e Republikës së Kosovës në Stockholm e mbulon Republikën e Lituanisë si mision diplomatik jorezident i akredituar në Vilnius.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)