15 Maj 2024

Ambasadori norvegjez njihet me realitetin në veri

Mitrovicë, 2 gusht - Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Brathu, i shoqëruar nga kryetari i Komunës, Avni Kastrati, ka vizituar të mërkurën disa lagje të veriut të Mitrovicës, ku është njohur me realitetin e atjeshëm.

Ai ka qëndruar në Kodrën e Minatorëve, ku kryetari Kastrati e ka njoftuar për problemet që kanë banorët e asaj lagjeje, të cilët nuk kanë liri të lëvizjes.

Janë ndalur në afërsi të barakës që shfrytëzohet si shkollë nga nxënësit shqiptarë të atij mjedisi shumetnik. Kryetari Kastrati, e ka përmendur nevojën e mbështetjes për ndërtimin e një shkolle, të cilën do ta shfrytëzonin nxënësit e të gjitha komuniteteve. 

Ata kanë vizituar edhe Kroin e Vitakut, ku banorë shqiptarë dhe serbë jetojnë në afërsi me njëri-tjetrin dhe pa ndonjë problem. Kanë biseduar me banorë serbë dhe shqiptarë, të cilët kanë kërkuar mbështetje për projektet e infrastrukturës.

Banorët serbë kanë thënë se nuk kanë kurrfarë problemesh më shqiptarët. Ata kanë kërkuar mbështetje për projektet e infrastrukturës, për çka kryetari Kastrati në prani në ambasadorit norvegjez ju ka sugjeruar që për të gjitha shqetësimet të bisedojnë me drejtuesit e Zyrës Administrative në Veri.  

Ambasadori norvegjez dhe kryetari Kastrati kanë vizituar edhe Suhadollin, mandej Lagjen e Romëve si dhe shoqatën “Handikos”. Pas të gjitha këtyre vizitave ambasadori norvegjez është shprehur shumë i kënaqur me përpjekjet e komunës për të krijuar  një mjedis ku jetohet mirë.

Ndërsa kryetari Kastrati, ka theksuar se qytetarët serbë nuk paraqesin kurrfarë problemi, meqë ata duan të jetojnë normalisht, por që pengohen dhe shantazhohen nga strukturat paralele serbe.

“Në të gjitha takimet dhe kontaktet me serbët e veriut shihet se ata janë shumë të interesuar për normalitet, por që pengohen nga strukturat shtetërore serbe”.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)