04 Maj 2024

Ambasadori Hysa i dorëzoi letrat kredenciale, presidentit Maqedon

Shkup, 25 maj - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, është pritur sot në një audiencë solemne në pallatin presidencial në Shkup nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ku ka dorëzuar letrat kredenciale si ambasador fuqiplotë i Kosovës në këtë shtet.

Ambasadori Hysa, gjatë takimit i ka përcjell presidentit Ivanov përshëndetjet e presidentes Jahjaga dhe Qeverisë së Kosovës, duke shprehur dëshirën për bashkëpunim të sinqertë ndërqeveritar e fqinjësor ndërmjet dy vendeve.

“Për ne Republika e Maqedonisë me proceset e përfunduara integruese euro-atlantike, me integritet territorial, stabilitet të brendshëm të bazuar në Marrëveshjen e Ohrit, është një politikë dhe interes nacional i Kosovës”, th Hysa, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për një intensitet më të madh të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy shteteve.

Ambasadori Hysa ka shprehur po ashtu synimin që sivjet të ecet më tutje me aprovimin e marrëveshjeve të mbetura, si ato në fushën e kulturës, mundësisë së hapjes se pikave të reja qarkulluese e doganore ndërmjet dy vendeve, zgjerimit të kapaciteteve infrastrukturore që do ta lehtësojnë komunikimin ndërmjet dy shoqërive.

“Kosova është partneri i dytë ekonomik i tregtisë së jashtme të Maqedonisë. Ekziston një komunikim tradicional me prodhimet dhe shërbimet që ofrohen në Maqedoni për qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe shëndetësinë. Për ne është me rëndësi që këto qarkullime të njerëzve, të vlerave dhe të kapitalit të jenë moment i përafrisë, bazuar në vlerat evropiane”, tha Hysa, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të shtetit të Kosovës në thellimin e këtij bashkëpunimi të rëndësishëm si faktor i bashkëpunimit ndërshtetëror që kontribuon edhe në stabilitetin rajonal.

Ylber Hysa është ambasadori i parë fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Shkup, pasi deri tash përfaqësia diplomatike ishte në nivel të të ngarkuarit me punë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)