17 Maj 2024

Ambasadori Hamiti tërhiqet nga shërbimi i jashtëm i Kosovës

Prishtinë, 16 tetor - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, falënderon Ambasadorin e parë të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Muhamet Hamiti, për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë për ngritjen dhe fuqizimin e shërbimit të jashtëm të Kosovës, gjatë misionit të tij në krye të Ambasadës në Londër.

Ambasadori Hamiti, pas përmbylljes së misionit si Ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, ka vendosur të tërhiqet nga shërbimi i jashtëm i Kosovës.

Ndërsa dje, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me një dekret ka aprovuar dorëheqjen e z. Hamiti nga shërbimi i jashtëm i Kosovës.

Gjatë punës katër vjeçare, Ambasadori Hamiti, përveç kontributit të madh në fuqizimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, është angazhuar fuqishëm edhe në forcimin e gjithëmbarshëm të shërbimit të jashtëm të Kosovës në botë, duke qenë njëkohësisht Ambasador Jorezident në Zelandë të Re dhe në Irlandë.

Muhamet Hamiti ka themeluar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, duke qenë shef misioni si i Ngarkuar me Punë a.i. nga 20 tetori i vitit 2008 deri më 10 shtator 2009, kur është emëruar Ambasador i Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)