12 Maj 2024

Ali Lajçi aderoi në AAK

Prishtinë, 15 qershor - Sot në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) aderoi zyrtarisht atdhetari dhe veprimtari i hershëm, ish-themelues dhe udhëheqës i lartë i LDK dhe ish-kryetar i Komunës së Pejës, Ali Lajçi.

Duke i uruar mirëseardhje në AAK, Nënkryetari i Parë, Blerim Shala, e ka vlerësuar Lajçi si një prej figurave të çmueshme, që nëpër vite dha kontributin e tij në vlefshëm në funksion të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës. 

Nënkryetari Shala tha se është i mirëseardhur dhe shumë i nevojshëm kontributi i z. Lajçi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, në rrugën dhe projektin tonë për ndërtimin dhe avancimin e mëtjemë të shtetit të Kosovës.

Ndërkaq, Ali Lajçi, duke deklaruar se ndihet mirë që i është bashkuar AAK-së, tha se bashkërisht me kolegët e tij dhe udhëheqësit e partisë, do të vazhdojë të kontribojë në çuarjen përpara të proceseve të rëndësishme në për të cilat po kalon vendi.

Kryetari i Komunës së Pejës, Dr. Ali Berisha, ka thënë se bashkimi i Lajçi me AAK-në është energji dhe potencial shtesë në rritën dhe zhvillimin e mëtejmë të strukturave të partisë, të shtrirjes së vazhdueshme të AAK-së dhe punës në të mirë të Pejës, të qytetarëve të saj dhe të Kosovës në përgjithësi.
 
Lajçi do të jetë, në të njëjtën kohë, me vendim dhe konform normave statutare të partisë, edhe anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.së Kosovës për zhvillimin e biznesit dhe të investimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)