06 Maj 2024

Aleanca Kuqezi: Marrëveshja me Serbinë, skandaloze

Prishtinë, 1 nëntor - Aleanca Kuqezi, në një deklaratë të bërë sot, ka kritikuar ashpër marrëveshjen e Shqipërisë me Serbinë për heqjen e vizave.

Sipas Aleancës, nuk mund të bëhet një marrëveshje për lëvizje të lirë me Beogradin, duke qenë se ky i fundit bllokon lëvizjen e lirë të kosovarëve.

“Jemi kundër marrëveshjes për heqjen e vizave me Serbinë. Jemi për lëvizje të lirë, por jo për vende që bllokojnë Kosovën. Shqiptarët e veriut të Kosovës janë të izoluar nga Serbia”, ka deklaruar AK.

Sipas Aleancës, diplomacia shqiptare ka dështuar, ndërkohë që liderët e politikës shqiptare u janë nënshtruar tekave dhe kapricove të vendeve fqinje.

“Diplomacia shqiptare ka dështuar, politika po shpërfill Kosovën me këtë marrëveshje. Ndërkohë, Berisha dhe Rama i janë nënshtruar Serbisë dhe Greqisë”, ka nënvizuar AK.

Marrëveshja e parashikuar mes Shqipërisë dhe Serbisë u kritikua edhe nga Prishtina, e cila deklaroi se institucionet shqiptare po i hapin rrugë konsolidimit të Serbisë në rajon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)