18 Maj 2024

AKK publikon raportin me statistikat e ndjekjes së korrupsionit

Prishtinë 6 korrik - Agjencia kundër korrupsionit  ka realizuar  një raport analitik me të dhënat statistikore mbi nivelin e ndjekjes dhe gjykimit të rasteve korruptive në Kosovë për periudhën 1 janar -31 dhjetor 2011.

Ky raport  të cilin e realizon Agjencia si i tillë do t’iu shërbej të gjithë atyre që janë të interesuar të din përkitazi me atë, se sa po luftohet korrupsioni në Kosovë.

Raporti përmbledhë saktë të dhënat statistikore në lidhje me atë se si institucionet si:  (Agjencia, Administrata tatimore, Doganat Polici, Prokuroria dhe Gjykatat)   iu kanë qasur këtij problemi dhe se si ato i kanë trajtuar dhe ndjekur kryerësit e veprave korruptive apo edhe dënuar ata.

Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) si një mekanizëm qendror që  ka mandat Parandalimin dhe Luftimin e korrupsionit ka kompetencë që të mbledhë, analizon dhe publikon të dhënat statistikore ose të dhëna të tjera në lidhje me nivelin e  korrupsionit në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)