02 Maj 2024

AKK i konsideron sjellje të pamoralshme akuzat e Çohut

Prishtinë, 16 shkurt - Drejtori i Agjencisë kundër korrupsionit Hasan Preteni i quajti shpifje dhe sjellje të pamoralëshme pohimet e  organizatave “Çohu” dhe Qendra për Gazetari Hulumtuese, të cilat akuzuan Agjencinë se ka “falsifikuar” formularët e deklarimit të pasurisë të disa deputetëve të Kuvendit të Republikës.

Z.Preteni  në konferencën  për media tha se  individë të caktuar që fshihen pas petkut gjoja të shoqëris civile  përmes shpifjeve dhe shantazheve po mundohen ta mimimizojne punën e Agjencisë kundër Korrupsionit.

“Më 27 janar kam marr një porosi që ka ardhur si “selam” nga njerëzit e kësaj organizate se janë duke pritur një moment të qetë pa ndonjë ngjarje të madhe dhe të dalin në konferencë dhe të flasin kundër Agjencisë. poashtu ata më kanë paralajmeruar se janë duke bërë edhe një kallxim penal ndaj meje dhe pikrisht siq kanë thënë ata do e bëjnë për të bërë një aktivitet të madhë medial”.

Duke folur për pohimet e e këtyre dy organizatave, ai tha se për gjatë një kohe ka qenë në korrespodencë të vazhdushme për të trajtuar rastet  ndaj  10 deputetëve të Parlamentit të Kosovës për shkak se formularët e tyre të deklarimit të pasurisë kanë pasur nevojë për sçarime nga Agjencia.

“Për gjatë një kohe unë kam qenë në korrespodencë të vazhdushme me këta zyrtarët e këtyre dy organizatave. Ata e kanë keqpërdorur transparencën time dhe bashkëpunimin tim. Të gjitha korrespodencat të cilat i kam pasur me ta tani janë publike dhe gjithqka qka ka ndodhur në lidhje me formularët e këtyre zyrtarëve të lartë publik janë në faqen zyrtare të Agjencisë në internet”.

Për më tej Preteni tha se për as një moment nuk është kursyer që të bashkëpunojë me këto dy organizata e as në procesin e qështjes në fjal.

“Unë jam shumë i sigurtë se as njëra nga ato që këto dy organizata i kanë thënë nuk qëndrojnë. Sjellja fëmijerore  por edhe e  pamoralshme e tyre në as një mënyrë nuk e dekoncentron fokusin tonë në realizimin e misionit drejt zbatimit të plotë të ligjeve të cilat e obligojn Agjencinë në zbatimin e tyre. 

Ai e sigurojë opinionin se bashkëpunimin me shoqërin civile do e vazhdoj pa as një rezerv.
Por tha ai - ”  Do të doja që ky bashkëpunim të mos keqperdoret  sikurse ka ndodhur në rastin në fjal nga këto dy organizata”

Ai sqarojë se formularët për deklarimin e pasurisë ekzistojnë në akrivat e agjencixë kurse në faqen zyrtare  në internet,  publike bëhen vetëm regjistrat.

Agjencia konfirmonë se këtu nuk është fjala vetëm për 10 raste siq pretenduar dy organizatat  por AKK i ka hetuar 77 raste kur formularët nuk janë plotësuar konform ligjit.  Në 73 raste zyrtarët i kanë evituar mangësit, kurse në katër raste nuk kanë bashkëpunuar dhe ato janë proceduar në gjykatat për kundërvajtëje.

Preteni sigurojë se nuk ka as një rast që zyrtari që nuk ka bashkëpunuar  të mos ketë shkuar në gjykat. 

Agjencia kundër korrupsionit shpreh vendosmërine dhe përkushtimin më të madh në  vazhdimin e përpjekjeve që të luftojë korrupsionin dhe të sigurojë një ambijent të qeverisjes së mirë dhe të ndershme.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)