07 Maj 2024

AKK adreson opinione për Parandalimin e Korrupsionit

Prishtinë, 12 tetor  - Agjencia kundër Korrupsionit ka bërë të ditur së me përkushtim të madh është duke monitoruar zhvillimin e procedurave të  Prokurimit Publik nga insitucionet kosovare me qëllim të përmbushjes sa më me sukses të njëres nga detyrat e saj, parandalimin e korrupsionit.

Në këtë sens Agjencia gjatë periudhës një mujore ka adresuar gjashtë opinione (pesë  komunave  dhe një ministrie) përmes së cilave u tërhiqet vërejtja që ti përmirësojnë mangësit (shkeljet) e procedurave të  prokurimit në mënyrë që ti shmangen mundësisë potenciale të  keqëperdorimit.

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit Publik, apo më sakt neni 19 pika 1.6  e obligon Agjencinë  kundër Korrupsionit  që të ofrojë  opinione dhe të ndërmerr të gjitha masat tjera ligjore me qëllim të parandalimit të konfliktit të interesit dhe te korrupsionit në tërësi.

Prandaj Agjencia inkurajonë të gjitha insitucioneve të cilave i’u është adresuar me shkresë zyrtare  që ti marrin parasyshë këto opinione dhe të bëjnë përpjkeje maksimale për ti përmirësuar mangësit e tyre në zbatushmërin e Ligjit të Prokurimit Publik.

Për më tejë AKK është duke përciellur procedurat e hapave që janë duke bërë  këto insitucione dhe  posa të marr informacionin kthyes nga to breda pak ditëve  do të dal me qëndrim publik.

Poashtu Agjencia u bënë thirrje edhe insitucioneve tjera të cilat kanë për obligim ligjor rregullimin e fushës së prokurimit që me seriozitet ti analizojnë këto opinione dhe të marrin masa ligjore për parandalimin e keqëperdorimit të mundshëm të paras publike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)