15 Maj 2024

AKI ndan certifikatat e para për qasje në Informacione të klasifikuara

Prishtinë, 9 gusht - Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës është institucioni i parë në Kosovë që është pajisur me certifikatat e Lejes së Sigurisë për punonjësit e saj.

Fillimi i procedurës së verifikimit ndaj punonjësve të Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës të cilët do të kenë qasje në Informacione të Klasifikuara, është bërë bazuar në përgjegjësitë ligjore, si dhe duke u bazuar në kërkesën e Drejtuesit të Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës (SKSK)

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, si Autoritet i vetëm Verifikues në Republikën e Kosovës, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore lidhur me verifikimin e sigurisë ndaj këtyre punonjësve dhe i ka pajisur me Leje të Sigurisë personat të cilët janë konsideruar si rrezik i pranueshëm për sigurinë e Republikës së Kosovës.

Ky obligim i Agjencisë së Kosovës për Inteligjence (AKI) del nga  Ligji për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë, në bazë të së cilit AKI  ka përgjegjësi për të kryer procedurat e verifikimit të sigurisë, monitoron dhe koordinon zhvillimet në fushën e ruajtjes së informacioneve të klasifikuara, siguron zhvillimin dhe zbatimin e standardeve fizike, organizative dhe teknike për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara.

Me qëllim të përmbushjes së obligimeve ligjore, AKI ka themeluar Departamentin e Verifikimit të Sigurisë që ka përgjegjësi për të zhvilluar procedurat e verifikimit të sigurisë ndaj personave fizik dhe juridik të cilët në çfarëdo forme mund të kenë qasje në informacione të klasifikuara.

Krijimi dhe funksionalizimi i këtij mekanizmi për ruajtjen e informacioneve të klasifikuara dhe verifikimin e sigurisë kontribuon në rritjen e shkallës së sigurisë së Republikës së Kosovës dhe njëherit e përafron Kosovën me standardet e BE-së dhe NATO-s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)