01 Maj 2024

Akademia Diplomatike të Kosovës marrëveshje me atë të Londrës

Prishtinë, 31 maj  - Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në fazën e saj të etablimit po arrin marrëveshje bashkëpunimi dhe partneriteti me institucione homologe nga rajoni dhe bota.

Gjatë zhvillimit të Forumit të 15 Diplomatik të Dubrovnikut, në të cilin mori pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi, u negociua dhe më pas u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë Diplomatike të MPJ të Republikës së Kosovës dhe Akademisë Diplomatike të Londrës, e cila është pjesë e “University of East Anglia”, në Londër.

Memorandumi u nënshkrua nga zëvendësministri Gashi dhe drejtori i Akademisë Diplomatike të Londrës, Nabil Ayad.

Përmes këtij memorandumi të dy akademitë shprehin synimet e tyre që në princip të fascilitojnë dhe zhvillojnë raportet e tyre në fusha të bashkëpunimit që janë me interes të dyanshëm.

Specifikisht marrëveshja parasheh bashkëpunim në përgatitjen e kurrikules dhe kurseve akademike dhe akreditimin e tyre.

Marrëveshja do të ketë kohëzgjatje 3 vjet, por me mundësinë e përtëritjes së saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)