01 Maj 2024

Ahmetaj i dorëzoi letrat kredenciale te presidenti i Sllovenisë

Lubjanë, 1 qershor - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Slloveni, Mimoza Ahmetaj, i ka dorëzuar sot letrat kredenciale te presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Türk.

Në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin Presidencial, ambasadorja Ahmetaj është zotuar se gjatë mandatit të saj si ambasadore e plotfuqishme e Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë, do të përpiqet me gjithë qenien e saj që t’i avancoj edhe me tutje raportet e mira ndërmjet dy shteteve mike.

“Sllovenia është e rëndësisë së veçantë për tërë Ballkanin duke e përfshirë edhe Kosovën, është portë hyrëse për ne në BE. Sllovenia ka qenë çdo herë prijëse në rajon në të gjitha proceset e integrimeve euroatlantike, përkrahëse e lirisë së popullit në Kosovë në periudha të vështira të saj, përkrahëse e pavarësisë dhe lobuese në njohjen e saj nga shtetet tjera”, tha ndër të tjera ambasadorja Ahmetaj para presidentit Türk, duke përmendur faktin se Kosova e ka shpallur pavarësinë në kohën e presidencës sllovene në BE.

Ambasadorja e Kosovës po ashtu theksoi se roli i Sllovenisë edhe sot është i madh në Kosovë, kur merret parasysh që ky shtet mik është mjaft i pranishëm politikisht, pjesëmarrës në KFOR, EULEX si dhe ekonomikisht si investitori i dytë më i madh në Kosovë.

“Ne kemi edhe shumë për të mësuar nga eksperienca sllovene. Do të mundohemi që në bashkëpunim me ju të lobojmë edhe më tutje në njohjen e Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur, si ato brenda BE-së, po ashtu edhe shtetet e tjera. Po ashtu do të mundohemi që në bashkëpunim me ju, ta bëjmë Kosovën anëtare të mekanizmave-institucioneve të tjera, aty ku Sllovenia tanimë është anëtare me të drejta të plota. Në anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO, në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Do të dëshironim që Sllovenia të ishte edhe më shumë e pranishme në Kosovë me investime duke marrë parasysh kushtet e mira për investime te ne”, tha ambasadorja Ahmetaj.

Në anën tjetër, presidenti slloven Danilo Türk, i dëshiroi ambasadores mirëseardhje në Slloveni, duke i uruar suksese në punë.

Türk përmendi kohën kur i pari e ka vizituar Kosovën shtet të pavarur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së saj.

Po ashtu, presidenti Türk ka pritur presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në Slloveni dhe ka shprehur respekt për punën që është duke bërë ajo.

“Ne do të jemi çdo herë pranë jush në rrugën për të cilën jeni përcaktuar ju, do të mundohem personalisht që të loboj me gjithë kapacitetin tim në njohjen e Kosovës edhe me tutje, sepse Kosova është faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon”, tha presidenti slloven, duke shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për koordinim të fuqishëm ndërmjet institucioneve të Sllovenisë me ato të Kosovës për avancimin e rrugës së Republikës së Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

Presidenti Danilo Türk po ashtu ka shprehur gatishmërinë e tij për të sensibilizuar ministritë dhe institucionet përkatëse që të rrisin investimet dhe shkëmbimet ekonomike dhe tregtare me Kosovën.
 
Presidenti Türk garantoi se Presidenca dhe Qeveria e Sllovenisë do të jenë shumë të hapura për bashkëpunim edhe më tutje me Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)