19 Maj 2024

Ahmet Shala, Ambasador i Kosovës në Japoni

Prishtinë, 7 shtator - Ish Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala do të jetë Ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Japoni.

Pas propozimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe dekretimit nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës, Ahmet Shala është mirëpritur që të jetë Ambasador i Kosovës në Tokio edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë.

Shala do të zëvendësojë në këtë pozitë Ambasadorin e deritashëm të Kosovës në Japoni, Sami Ukelli, i cili do të shërbejë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kosova dhe Japonia po fuqizojnë marrëdhëniet bilaterale dhe shkëmbimet në të gjitha fushat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)