04 Maj 2024

Agim Aliu zgjedhet kryetar i Ferizajt

Ferizaj, 28 maj - Rezultatet preliminare të raundit të dytë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës në Ferizaj, kanë nxjerr fitues kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu me 57. 59 për qind.

Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se në këto zgjedhje kanë votuar 27, 49 për qind prej 95,449 votuesve me të drejtë vote në komunën e Ferizajt.

“Sipas subjekteve politike, Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatin Agim Aliu, ka marrë gjithsej 14 mijë e 832 vota apo 57. 59 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidatin Adem Salihaj, ka marrë gjithsej 10 mijë e 922  apo 42.41 për qind. Këto janë rezultatet preliminare dhe nuk janë përfshirë votat me kusht dhe votat e ekipeve mobile”, ka thënë Daka.

Dakaj ka sqaruar se këto rezultate janë nga projekt ploti “K-Vote”, i cili është aplikuar për këto zgjedhje.

Sipas saj, pas daljes së rezultateve nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Ferizajt dhe pas verifikimit nëse ka pasur ankesa për procesin zgjedhorë, si dhe pas marrjes së vërtetimit nga Gjykata Supreme dhe Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa, do të bëhet certifikimi i rezultateve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)