02 Maj 2024

AAK ua uron Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë

Prishtinë, 6 prill - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në atmosferën e Festës së madhe të Pashkëve, ua përcjellë urimet më të përzemërta Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit dhe besimtarëve të krishterë në mbarë vendin.

AAK iu dëshiron momente të lumtura, harmoni dhe dashuri në mesin tyre, të gjitha familjeve të krishtere, në këto ditë feste, kur kujtojmë ngadhënjimin e të mirës mbi të keqen, të dashurisë mbi urrejtjen, kujtojmë ringjalljen e Krishtit dhe fitoren përfundimtare të jetës mbi vdekjen.

AAK uron, gjithashtu, të gjithë të krishterët në misionet ndërkombëtare e diplomatike në Kosovë, me dëshirën që lumturia të jetë pjesë e pandarë në jetën e tyre dhe të familjeve të tyre.

AAK uron që në festat tjera Kosova, si shteti më i ri i Evropës, t’i bëjë kthesat e duhura dhe të jetë sa më afër objektivave tona për të qenë pjesë e vlerave të përbashkëta të botës perëndimore, aty ku përherë e kishim vendin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)