05 Maj 2024

AAK solidarozohet me SHBA-të në 11-vjetorin e 11 Shtatorit

Prishtinë, 11 shtator - Me rastin 11-vjetorit të sulmeve të shëmtuara terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 11 Shtatorit 2001, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i kujton me respekt të gjithë ata që humbën jetën në këtë tragjedi dhe solidarizohet me familjet e tyre, qeverinë dhe popullin amerikan.

Sa herë që kujtojmë këtë tragjedi, të gjithë ne marrim më shumë forcë e motiv në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, kësaj të keqeje që është kërcënimi më i madh i botës në shekullin XXI.

Secila betejë e fituar kundër këtij kërcënimi botëror, e gëzon Kosovën dhe popullin e tonë. Populli i Kosovës, duke qenë për kohë të gjatë i shkelur e i kërcënuar nga nga regjime kriminale, shtypëse e terroriste, e kupton drejt dhe qartë vlerën e shenjtë të lirisë dhe të paqes.

Ne iu jemi përherë mirënjohës SHBA-ve, që në kohët më të rënda ishin përkrah nesh në përpjekjet për liri e dinjitet kombëtar e qytetar dhe do të jemi përherë të rreshtuar në anën e tyre dhe të demokracisë perëndimore, në frontin e përbashkët kundër shtypjes së lirisë dhe kërcënimit të paqes, kudo në botë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)