17 Maj 2024

AAK s’ka ndryshuar qëndrim për privatizimin

Prishtinë, 9 tetor - Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi ka përgënjeshtruar shefin e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Adrian Gjini dhe sekretarin Burim Ramadani, sipas të cilëve, deputetët e AAK-së janë pajtuar që mos ta votojnë mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për privatizim.

Nëpërmjet një kumtese për medie, deputetja Kadaj-Bujupi ka bërë të ditur se qëndrimi i paraqitur nga Gjini dhe Ramadani se Grupi Parlamentar i AAK-së është tërhequr nga votimi i këtij mocioni nuk është i vërtetë, dhe se një gjë e tillë është qëndrim individual i dy deputetëve në fjalë.

“Si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, më lejoni të iu njoftojë se qëndrimi im rreth procesit të privatizimit në Kosovë nuk ka ndryshuar”, thuhet në komunikatë.

Kjo deputete ka mohuar se në organet e partisë është diskutuar për tërheqjen nga votimi i mocionit.

“Poashtu, nuk qëndron fakti se ky vendim deklarativ për të ndryshuar qëndrim është marrë në Grupin Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët e së cilës nuk janë takuar apo konsultuar, për të marrë qëndrim ndryshe. Poashtu, për këto deklarata nuk janë konsultuar as organet e partisë, sikurse do të duhej, konform statutit dhe rregulloreve të funksionimit të AAK-së”, sqarohet më tutje në kumtesë.

“Andaj, e them publikisht se qëndron edhe më tutje, ajo që e kemi thënë në Parlament, se Aleanca si parti e spektrit të djathtë nuk është kundër privatizimit si koncept. Mirëpo, jemi kundër këtij llojit të privatizimit, i cili në Kosovë përveç thellimit të korrupsionit, krimit dhe humbjeve të vendeve të punës nuk ka sjellë asnjë dobi.\"

\"Për më tepër, në fazën e tanishme, privatizimi i dy sektorëve më të rëndësishëm në vend, pa vendim të Kuvendit, pa strategji dhe në fazën kur në Kosovë mjedisi për bërjen e biznesit është shumë i dëmshëm, rrezikon që pa çmim minimal, i cili kurrë nuk është vendosur nga Qeveria, këto ndërmarrje të Kosovës dhe të qytetarëve të shiten për interesa të politikës dhe jo për interesa të vendit”, përfundon njoftimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)