28 Prill 2024

AAK reagon ndaj burgosjes së Blerim Kuqit

Prishtinë, 5 prill - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shpreh shqetësimin e saj të thellë për burgosjen prej 30 ditësh të Blerim Kuçi, Sekretar Organizativ i AAK-së dhe Kryetar i Komunës së Suharekës, për shkak të refuzimit të dëshmisë për të njollosur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

AAK fton EULEX-in që t’i përmbahet prioriteteve të veta për sundimin e ligjit në Kosovë dhe që të mos prek në luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi.

EULEX-i ka për detyrë të ndihmojë institucionet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative, që po vazhdojnë të rrezikojnë stabilitetin dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës kanë qenë pre e politikave fashiste të Serbisë së Millosheviqit, ndërsa lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është bërë plotësisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve të vendit.

AAK mbështet dhe respekton qëndrimin e z. Blerim Kuçi në mbrojtje të vlerës së luftës çlirimtare në Kosovë.

AAK vlerëson lartë rolin e z. Blerim Kuçi në të gjitha fazat e lëvizjes për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, si gjatë protestave studentore, lëvizjes paqësore, luftës çlirimtare dhe ndërtimit të institucioneve dhe demokracisë në vend.

AAK pret lirimin e shpejtë të z. Blerim Kuçi dhe kthimin e tij të fuqishëm në krye të detyrave në parti dhe në Komunën e Suharekës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)