07 Maj 2024

AAK: Raporti i Progresit alarmon për gjendjen në Kosovë

Prishtinë, 13 tetor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, 2011, nuk është befasues dhe vë në sipërfaqe problemet e shumta me të cilat përballet Kosova.

 

Raporti i Progresit 2011 tregon edhe njëherë sa shqetësuese është situata në Kosovë, sidomos në aspektin e qeverisjes, manipulimit të zgjedhjeve, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikut të drogës, ndërhyrjeve politike në Policinë e Kosovës, aspektin ekonomik dhe lirinë e mediave.

 

AAK konsideron se Raporti i Progresit përshkruan realitetin e rëndë të jetës në Kosovë, duke adresuar qartë mungesën e vullnetit politik nga institucionet qeverisëse për demokratizimin e shtetit dhe shoqërisë, reformimin e administratës publike dhe zhvillimin ekonomik.

 

Raporti i Progresit për Kosovën 2011 është alarm për gjendjen shqetësuese në pothuajse të gjitha sferat e jetës në Kosovë, si pasojë e mungesës së veprimeve të duhura nga institucionet qeverisëse në vend.

 

AAK është e bindur se ndryshimi i realitetit në Kosovë nuk mund të ndodh me logjikën e tashme qeverisëse. AAK beson fuqishëm që problemet e evidentuara në Raportin e Progresit duhet të shqyrtohen dhe të zgjidhen rresht për rresht, me angazhim të përkushtuar, të guximshëm dhe të paluhatshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)