29 Prill 2024

AAK në pritje të vendimit për lirimin e Haradinajt

Prishtinë, 12 dhjetor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në pritje të vendimit të Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, rreth lirimit të përkohshëm të liderit të partisë, Ramush Haradinaj.

Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, i tha Radios Evropa e Lirë se, deri më tani, nuk ka asgjë të re lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Haradinajt.

“Deri në këto momente nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare me të cilën do të konfirmohej lirimi i përkohshëm i zotit Haradinaj, por jemi në pritje edhe ne si parti, por edhe pala mbrojtëse”, tha Luma.

Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinajt, Lah Brahimajt dhe Idriz Balajt nisi në muajin gusht të këtij viti.

Tre të akuzuarit ishin liruar më 3 prill të vitit 2008 nga Tribunali, nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa rigjykimi i pjesshëm thuhet se nisi për shkak të paraqitjes së dëshmive shtesë në procesin kundër tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)