18 Maj 2025

AAK-ja mbështet bllokimin e rrugës

Prishtinë, 6 gusht -  Dega e AAK-së në Vushtrri ka vendosur që ta mbështesë një aksion të sotshëm të banorëve të fshatit Lumi i Madh, për bllokimin, për disa minuta, të rrugës Prishtinë Mitrovicë.

Kjo mbështetje, sipas komunikatës së Degës së AAK-së, vjen në shenjë proteste pse banorëve të këtij vendbanimi nuk u është mundësuar qasja në këtë rrugë. “AAK-ja në Vushtrri, ka kërkuar edhe në Asamblenë Komunale të Vushtrrisë që kjo çështje të ketë një zgjidhje, por nuk është përfillur nga pozita. Prandaj, në shenjë pakënaqësie, banorët e fshatit Lumi i Madh, kanë paralajmëruar se sot në mesditë do bllokojnë rrugën te udhëkryqi i fshatit”, është thënë në komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)