30 Prill 2024

AAK inkurajon vendosjen e rendit në pikat 1 dhe 31

Prishtinë, 15 shtator - Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se operacioni që pritet të ndërmerret nesër nga institucionet vendore, EULEX-i dhe KFOR-i, është i rëndësisë së veçantë si një prej hapave të vendosjes së autoritetit shtetëror në veri të Kosovës.

Kryesia e AAK-së inkurajon institucionet e Republikës së Kosovës, sikurse edhe mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë, KFOR-in dhe EULEX-in, që me kujdes dhe me vendosmëri të realizojnë përmbushjen e qëllimit legjitim dhe demokratik të vendosjes së oficerëve policorë dhe doganorë në vendkalimet kufiare 1 dhe 31.

Kryesia e AAK-së vlerëson koordinimin dhe angazhimin e përbashkët të institucioneve vendore dhe mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë me synim të sigurimit të udhëheqjes së përkushtuar të operacionit Kushtetues dhe ligjor.

Kryesia e AAK-së rithekson se problemi i përshkallëzuar i situatës në komunat në veri të Kosovës është çështje e mungesës së sundimit të ligjit, mungesë kjo që i ka dhënë hapësirë funksionimit dhe forcimit të grupeve të krimit të organizuar dhe kontrabandës atje.

Duke përcjellë me vëmendje zhvillimet e tashme, AAK është e bindur se qytetarët e asaj pjese të Kosovës do të shohin se funksionimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës është në mirën e tyre dhe perspektivën demokratike të tyre.

Interesi i qytetarëve të komunave në veri të Kosovës vlerësojmë se është direkt i lidhur me mundësimin e funksionimit të shtetit demokratik atje, duke bërë veprime të duhura për të rritur sigurinë e përgjthshme dhe garantimin e lirisë dhe të drejtave të njeriut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)