10 Maj 2024

AAK feston 12 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 2 maj - Me rastin e 12 vjetorit të themelimit të AAK-së, nënkryetari i saj Blerim Shala mbajti këtë fjalim.

"Në 12 vitet e kaluara, si asnjëra parti tjetër në Kosovë, AAK ka pasë fatin që të bie dhe të ngritet, të largohet prej suksesit në zgjedhje dhe në politikë, atëherë kur ka qenë vetëm një hap larg suksesit të qëndrueshëm.

Kur Ramush Haradinaj u bë Kryeministër, pas koalicionit të madh me Presidentin historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovën, u pa se si mund dhe si duhet të udhëhiqet me Qeverinë e Kosovës.

Por, ky hov u ndërpre për shkaqe të njohura.

Kur Ramush Haradinaj pati mundësi, në vitet 2008/2009 të udhëheqë si duhet një fushatë zgjedhore, AAK dyfshoi votën në nivel të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2009.

Edhe ky hov u këput në gjysmë, për rrethana të njohura.

Ramush Haradinaj jo vetëm në vitet 2005 dhe 2010, kur shkoi me vullnetin e tij dhe me besimin e madh në drejtësinë ndërkombëtare në Tribunalin e Hagës, por që prej se ky u bë njëri prej kryeprotagonistëve të çlirimit dhe të pavarësimit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka ditë se çka duhet të zgjedhë: Shtetin dhe interesin kombëtar, të cilit ia ka nënshtruar jetën e vet dhe të familjes së tij, sakrificën e partisë së tij.

Jemi të bindur që hovi i tretë politik i Ramush Haradinajt që do të pasojë së shpejti, do ta dërgojë AAK-në aty ku kurrë nuk ka qenë, dhe do ta bashkojë AAK-në me kthesën aq shumë të duhur të Kosovës, dhe suksesin aq shumë të dashur të shtetit të Kosovës, në radhë të parë prej qytetarëve të Kosovës.

Koha e Ramush Haradinajt dhe e AAK-së po vjen".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)